Baby G finalizon këngën e re, ka një kusht për publikimin e saj

Mediale Vip

Baby G finalizon këngën e re, ka një kusht për publikimin e saj

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:11
Baby G

Baby G po vjen me këngë të re.

Këngëtarja Baby G ka përfunduar projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt.

Por, për publikimin e kësaj kënge, ajo ua ka vendosur fansave kusht që të bëjnë pesë mijë komente në postimin e fundit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BabyG (@babygee)

Nëse këtë kusht e arrijnë, Baby G do ta publikojë projektin e ri javën e ardhshme.

“5 mijë komente dhe kënga ime e re me videoklip publikohet javën e ardhshme. Dua t’u shoh fansat e mij më të mëdhenj dhe mbështetësit në komente. Më lejoni të ju shoh të gjithëve”, shkruan ndër të tjera ajo.

Po ashtu, Baby G u kërkoi fansave që të ndajnë mendimet e tyre se çfarë mendojnë për videon e saj të re, të cilën ua dedikon vajzave.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Baby G është “Rap Song”, e vizualizuar edhe me videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat