Bebe Rexha publikon të enjten këngën e re në bashkëpunim me Travis Barker

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon të enjten këngën e re në bashkëpunim me Travis Barker

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:44
Bebe Rexha

Bebe Rexha nuk po ndalet duke sjellë krijime të reja për fansat e saj.

Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur së fundmi, se këtë të enjte do të publikojë me videoklip këngën e saj më të re të titulluar “Break My Heart MySelf”. Kënga, siç ka bërë të ditur ajo përmes llogarisë së saj në Tëitter, do të jetë një bashkëpunim me bateristin e grupit të famshëm rok “Blink 182”, Travis Barker.

Bebe ka publikuar muajve të fundit disa këngë radhazi siç janë “Sacrifice”, “Sabotage” e “Die For A Man”. Të gjitha këto janë pjesë e albumit të saj të katërt, të titulluar “Better Mistakes”.

Ajo ka bërë të ditur po ashtu, se brenda pak ditësh do të publikojë edhe këngën me të njëjtin titull si albumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat