The Sun thotë se lidhja e Ritës me producentin 45 vjeçar është serioze

Mediale Vip

The Sun thotë se lidhja e Ritës me producentin 45 vjeçar është serioze

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:57
Taika dhe Rita

Javën e kaluar këngëtarja doli në publik me Taika Waititin.

Ndërkohë së fundi u raportua sipas disa burimeve të afërta me këngëtaren se lidhja e saj  është serioze dhe raporti i tyre vetëm se shkon duke u afruar.

Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, i tha një burim The Sun.

Tutje një gazetare e ka pyetur këngëtaren për lidhjen e saj ajo është shprehur se po ndihet mirë dhe e veçantë mirëpo duhet të jetë e besueshme.

“Ndjehem mirë jam e mendimit që lidhja të jetë e besueshme”, ka thënë Rita.

Ndryshe, 30 vjeçarja së fundi mori pjesë në eventin e markës Chanel e cila kishte zgjedhur një dukje të veçantë teksa në duar mbante bizhuteri 10 mijë euro.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat