Dua Lipa vjen atraktive pa reçipeta në kampanjën e re të “YSL Beauty”

Mediale Vip

Dua Lipa vjen atraktive pa reçipeta në kampanjën e re të “YSL Beauty”

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:52
Dua Lipa

Dua ka realizuar tjetër kampanjë për “YSL Beauty”.

Krahas angazhimeve të shumta në muzikë, Dua Lipa është shumë e fokusuar edhe në fushën e biznesit.

Këngëtarja, së fundi ka realizuar kampanjën e re me bashkëpunëtorin e saj prej kohësh “YSL Beauty”.

Ajo pozoi për t’i reklamuar aromat e reja të “Libre”, ndërsa erdhi atraktive e veshur në kostum të zi e flokë të lëshuara.

Fotografitë në fjalë janë realizuara nga fotografi Nabil, kurse Dua shfaqet vetëm me xhaketë, pa reçipeta.

Kujtojmë se Dua Lipa po e shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, kurse nuk e ka ndalur punën për këngë të reja. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat