Familja e Bill Gates të zemëruar për divorcin e tij nga Melinda

Mediale Vip

Familja e Bill Gates të zemëruar për divorcin e tij nga Melinda

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:26
Bill dhe Melinda

Bill dhe Melinda duket kishin përfunduar divorcin muaj më parë.

TMZ mëson se divorci i Bill dhe Melinda ka qenë një punë e mbaruar për muaj dhe ata kishin një plan për ta njoftuar atë në mars, një plan që përfshinte marrjen me qira të një ishulli të largët, privat ku e gjithë familja mund të shmangte mediet pasi të jetë bërë njoftimi.

Burimet thonë se Melinda Gates mori me qira ishullin Calivigny në Grenada, madje ajo e mori me qira të gjithë ishullin për 132,000 dollarë në natë.

Plani ishte që Melinda dhe fëmijët, si dhe të tjerët  persona të tyre të rëndësishëm, të vinin në ishull, të gjithë përveç Billit.

Thuhet që të gjithë në familje e dinin që Bill dhe Melinda ishin divorcuar.

Kishte keqardhje të madhe që lidheshin me ndarjen dhe thuhet se pothuajse të gjithë në familje morën anën e Melindës.

Mësohet se ata ishin shumë të zemëruar me Billin dhe kjo ishte arsyeja përse ai nuk u ftua në ishull.

Ata vendosën të shkojnë në ishull në mënyrë që askush nga mediet të mos i arrinte dhe t’i pyeste për ndarjen që u njoftua gjatë qëndrimit të tyre.

Por, kishte një problem, avokatët e Bill dhe Melindës po përpiqeshin të zgjidhnin një zgjidhje divorci dhe kishte ende çështje të pazgjidhura që nuk mund të zgjidheshin në kohën e udhëtimit.

Melinda kishte vendosur të udhëtoj dhe fillimisht u tha që kjo ishte një ndarje miqësore.

Divorci duket se ka qenë prej kohësh në proces dhe së fundi duket se dyshja kanë arritur një zgjidhje pronësie pasi avoktatët kanë punuar për të për muaj me radhv dhe Bill transferoi gati dy miliardë dollarë aksione Melindës në ditën kur e bëri kërkesën për divorc. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat