Si rrallëherë, Adrola na prezanton me nënën e saj

Mediale Vip

Si rrallëherë, Adrola na prezanton me nënën e saj

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:50
Adrola Dushi

Adrola Dushi konsiderohet si një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe një nga modelet më të kërkuara për momentin.

E bukur, e zgjuar, e dashur, janë vetëm disa nga tiparet që e karakterizojnë Adrolën.

Si një fytyrë publike dhe e ndjekur nga mijëra njerëz, ajo ka ditur mjaft mirë të kujdeset për jetën e saj private dhe njerëzit e saj më të dashur është munduar t’i mbajë larg syrit të publikut.

Por sot, bukuroshja ka vendosur të thyejë akullin dhe të na prezantojë me nënën e saj, duke shfrytëzuar kështu rastin edhe t’i bëjë një dedikim të bukur.

“Personi me zemrën më të pasur, që jam krenare ta quaj nëna ime, ajo gjithmonë do ta ketë zemrën time” ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet e ulur në prehërin e nënës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat