A nënkupton ky postim i Travis, se ai dhe Kylie janë sërish bashkë?!

Mediale Vip

A nënkupton ky postim i Travis, se ai dhe Kylie janë sërish bashkë?!

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:50
Travis dhe Kylie

Disa thashetheme thonë se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe Travis nuk ngurroi që t’i hidhte më shumë benzinë zjarrit.

Me rastin e Ditës së Nënës (që festohet në disa vende të botës) ai publikoi një foto të Kylie-t me vajzën e tyre, Stormi.

“Nga të gjitha gjërat e veçanta në jetë, të mëdhaja dhe të vogla, dashuria dhe butësia e një nëne është më e veçanta nga të gjitha.” – shkroi ai.

Fill pas kësaj, të shumta qenë komentet si: “Trylie janë kthyer”, “A mund të martoheni tani?” dhe “Shpresoj të kthehen bashkë”.

Fotoja jo detyrimisht nënkupton që janë rikthyer pas ndarjes në vitin 2019, por lë vend për diskutim, patjetër.

Një burim për Entertainment Tonight u shpreh se marrëdhënia e tyre po bëhet më romantike. “Ata gjithmonë kanë pasur një lidhje të fortë dhe kimi dhe po eksplorojnë sërish marrëdhënien e tyre në mënyrë romantike,” tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat