Coldplay me interpretim të mahnitshëm në hapjen e ceremonisë “Brit Awards 2021”

Mediale Vip

Coldplay me interpretim të mahnitshëm në hapjen e ceremonisë “Brit Awards 2021”

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:29
Coldplay

Coldplay e hapi në mënyrën më të mirë ngjarjen e sotme.

Një nga ngjarjet më të mëdha në industrinë e muzikës “Brit Awards” është organizuar sonte (e martë) në Londër.

Ceremoninë e sontme vendosi ta hapë Coldplay, i cili dhuroi performancë mahnitëse për publikun.

“Higher Power” ishte kënga që grupi me frontmenin Chris Martin vendosën që ta interpretojnë në event.

Coldplay kënduan pas një kohe të gjatë para një publiku, për shkak të pauzës që ua shkaktoi pandemia COVID-19.

Ngjarja e sontme u organizua në O2 Arena në Londër, ku me masa të reja u lejuan 4000 persona në publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat