Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë, sipas shkencës

Mediale Vip

Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë, sipas shkencës

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:23
Robert Pattinson

Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë, sipas shkencës. Ylli 33 vjeçar mesa duket ka tiparet dhe përmasat më të mira të fytyrës duke lënë pas Brad Pitt dhe George Clooney.

Kirurgu i famshëm plastik Julian De Silva përdori një teknikë të re që krahason tiparet e fytyrës me “Raportin e Artë” ose standarti i bukurisë së grekëve.

Pas rezultateve, u arrit në përfundimin se Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës. Ai përputhej me idenë e “njeriut të përsosur” të vendosur nga grekët me një përqindje 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën që ishin tiparet e tij më të mira. Në vendin e dytë u rendit Henry Cavill.

Ylli i “A Star is Born”, Bradley Cooper ishte i treti ndjekur më pas nga Brad Pitt dhe George Clooney. Në listën e 10 më të mirëve ishin dhe Hugh Jackman, David Beckham, Idris Elba, Kanye West dhe Ryan Gosling.

E njëjta procedurë u përdor dhe për gruan më të bukur dhe sipas këtij raporti, Bella Hadid u cilësua si gruaja më e bukur në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat