Art publikon këngën e re “Fast”

Mediale Vip

Art publikon këngën e re “Fast”

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:50
Art Jashari

Reperi i ri i estradës shqiptare, Art Jashari, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Fast” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është realizuar nga Big Deal Records, gjersa për tekstin është kujdesur vet Arti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell një atmosferë urbane që i shkon për shtat këngës.

Xhirimet janë kryer në Prishtinë, teksa në tërësi klipi është realizuar nga Sun Wave Studio.

Art është një prej emrave të rinj më premtues në muzikën hip-hop, projektet muzikore të të cilit janë pëlqyer në masë të madhe nga një pjesë e mirë e publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat