Edona Reshitaj publikon një tjetër video të ëmbël me familjen duke interpretuar hitin e Sting “Englishman In New York”

Mediale Vip

Edona Reshitaj publikon një tjetër video të ëmbël me familjen duke interpretuar hitin e Sting “Englishman In New York”

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:29
Edona Reshitaj me familje

Aktorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Reshitaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë interpretimet e këngëve të ndryshme nga ana e saj.

Por, ajo ditën e sotme (e diel) ka publikuar një tjetër video të këndshme së bashku me djalin e saj, Dukën.

Kësaj radhe së bashku me djalin dhe partnerin e saj, Besart Sllamnikun, kanë interpretuar hitin e Sting “Englishman in New York”.

“Englishman in New York. Dukë me një tjetër superperformancë, të një superhiti nga Sting, artistit shumë të pëlqyer nga komplet familja jonë. Hunda e bllokuar për mësysh”, ka shkruar ajo.

Performanca e tyre mori vëmendje të madhe dhe ka filluar të shpërndahet gjithandej, përkundër se është në një moshë të re.

Ky njëherësh është interpretimi i dytë i familjes Sllamniku, pasi javë më parë kënduan “Hit The Road Jack” të Ray Charles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat