“Ndonjëherë mendoj se po vdes”, Kendall Jenner flet për problemet e saj me ankthin!

Mediale Vip

“Ndonjëherë mendoj se po vdes”, Kendall Jenner flet për problemet e saj me ankthin!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:52
Kendall Jenner

Kendall Jenner ka zbuluar gjatë një interviste që ka dhënë se ka vuajtur nga ankthi që në moshë të vogël.

Supermodelja foli për luftën e saj kundër ankthit dhe sulmeve të panikut. 25-vjeçarja edhe pse është një nga modelet më të famshme në botë dhe ka qenë gjithmonë protagoniste e shfaqjeve të familjes së saj, nuk ka mundur të mbrojë shëndetin mendor.

“Më kujtohet se isha e vogël rreth moshës 8-10 vjeçe, më merrej fryma dhe gjithmonë drejtohesha te nëna për ndihmë”, zbuloi modelja. E teksa rritej dhe bëhej më e famshme shëndeti i saj përkeqësohej.

Kendall Jenner thotë se vuajtja nga ankthi është e frikshme dhe ndonjëherë merr edhe simptoma fizike.

“Ka raste kur ndihem sikur kam nevojë të shtrohem në spital, sepse mendoj se zemra ime po dështon dhe nuk mund të marr frymë dhe kam nevojë për dikë që të më ndihmojë. Ndonjëherë mendoj se po vdes”, u shpreh ajo.

Modelja vazhdoi duke thënë se pavarësisht privilegjit të madh me të cilin u rrit, ajo nuk ndihet gjithmonë e lumtur:

“Unë kurrë nuk do të ulem këtu dhe të them se nuk jam me fat. E di që jetoj një mënyrë jetese të jashtëzakonshme dhe shumë të privilegjuar, por ndonjëherë ndjehem vërtet e trishtuar ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat