Hiti i verës? Tayna bashkëpunon me reperin e njohur, për këngën e re

Mediale Vip

Hiti i verës? Tayna bashkëpunon me reperin e njohur, për këngën e re

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:41
Tayna

Së fundmi, Tayna ka sjellë këngë në bashkëpunim ke artistë të tjera dhe menjëherë janë kthyer në hit.

Publiku u entuziazmua nga bashkimi i këngëtares me Flori Mumajesin, në këngën “Magdalena” apo “WTF”, që erdhi si bashkëpunim i Taynës me reperen e huaj, Ivorian Doll.

Por, duket se artistja nuk ndalet dhe është gati për verën, stinën kur këngëtarët angazhohen më shumë me këngë të reja e ritmike.

Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, përmes një postimi në “Instagram” ka zbuluar dhe Tayna dhe Azet po përgatiten për këtë këngë, por nuk ka njoftuar për një datë publikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat