Akuza të forta nga punonjësit, Kim dhe Kanye mund të përballen me procese gjyqësore

Mediale Vip

Akuza të forta nga punonjësit, Kim dhe Kanye mund të përballen me procese gjyqësore

Më: 19 maj 2021 Në ora: 07:04
Kim dhe Kanye

Kim Kardashian dhe Kanye West mund të përfundojnë në procese gjyqësore, pas disa akuzave të vazhdueshme nga ish-stafi i tyre dhe nga punonjësit aktual.

Disa prej tyre janë shprehur se janë të pakënaqur nga kushtet e punës dhe po kërkojnë një zgjidhje për atë që ata pretendojnë se është sjellje e paarsyeshme prej vitesh.

Lajmi vjen vetëm katër muaj pas pretendimeve të ngjashme nga punonjësit e Sunday Service, të Kanye West, ku u pohua se ai i kishte keqtrajtuar punëtorët.

Një burim tha për The Sun: "Nga momenti kur anëtarët e stafit të Sunday Service e paditën Kanye West, punonjësit e tjerë kanë qenë duke shqyrtuar mundësitë e tyre."

Deri më tani është pohuar se disa nga punëtorët janë adoleshentë dhe punojnë me orë të zgjatura.

Ndërkohë çifti është në proces divorci për të ndarë pasuritë e tyre me vlerë miliarda paund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat