Demi Lovato është jo-binare (gjinia asnjanëse) dhe ndryshon përemrat nga ajo/asaj në ata/atyre.
Demi Lovato është jo binare dhe po ndryshon përemrat nga ajo/asaj në ata/atyre, u tha këngëtarja fansave, shkruan BBC.
Njerëzit jo-binarë nuk identifikohen si meshkuj ose femra dhe kanë tendencë të mos-përputhen me normat gjinore të asnjërës.
“Sot është një ditë që jam shumë e lumtur të ndaj më shumë nga jeta ime me të gjithë ju”, shkroi Demi, e cila është 28 vjeçe, në Twitter.
“Unë jam krenare t’ju bëj të ditur se unë identifikohem si jo-binare dhe zyrtarisht do të ndryshoj përemrat e mi në ata / atyre”, shtoi ajo.
Demi tha që e kuptoi identitetin e saj gjinor pasi kaloi kohë duke bërë “punë shëruese dhe vetë-reflektuese” gjatë vitit të kaluar.
Përdorimi i “ata/atyre si përemra “përfaqëson më së miri rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore”, shtoi këngëtarja.
Artistja tha se është ende “duke mësuar dhe duke hyrë në veten time” dhe nuk e konsideron veten një “ekspert ose zëdhënës” mbi këtë temë.
Demi tha se do të flasë me njerëz të tjerë jo binarë në një seri videosh rreth identitetit gjinor.
“Unë jam duke e bërë këtë për ata që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë ata me të dashurit e tyre,” shtoi Demi.
“Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe dijeni se unë ju dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”, deklaron këngëtarja.
Shumë fansa kanë thënë se janë “krenarë” për njoftimin e Demit, me disa që e përshkruajnë këngëtaren si një “model”.
Kjo vjen pasi Demi njoftoi në mars se është paneksuale, pra dikush që tërhiqet njerëzit e tjerë, pavarësisht nga gjinia e tyre.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Demi ka qenë një mbështetëse e hapur e të drejtave të komunitetit LGBT.
Demi, së bashku me Nick Jonas, anuluan datat e turneut në shtetet amerikane të Raleigh dhe Charlotte më 2016 pasi një ligj anti-LGBT u miratua në Karolinën e Veriut.
Dhe në vitin 2017, ajo i shkroi një letër komunitetit LGBTQ + për revistën Billboard, si pjesë e mbulimit të muajit të Krenarisë.
Every day we wake up, we are given another opportunity & chance to be who we want & wish to be. I’ve spent the majority of my life growing in front of all of you… you’ve seen the good, the bad, & everything in between. pic.twitter.com/HSBcfmNruo
— Demi Lovato (@ddlovato) May 19, 2021