“Nuk doja të bëhesha nënë”, Pink i habit të gjithë me deklaratën e saj

Mediale Vip

“Nuk doja të bëhesha nënë”, Pink i habit të gjithë me deklaratën e saj

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:22
Pink me familjen e saj

Pink është nënë e dy fëmijëve, por duket se të bërit prind nuk ka qenë aspak në planet e saj. Fituesja e çmimit Grammy ka zbuluar gjatë një interviste për “Today” se ajo ka mbetur e surprizuar nga fakti se sot i pëlqen shumë që është nënë.

“Me të vërtetë nuk doja të bëhesha nënë. Nuk doja të bëhesha mama. Nuk ishte në listën e gjërave që duhej të bëja”, është shprehur Pink.

Por kur vajza e saj e parë, Willow, erdhi në jetë gjithçka ndryshoi për këngëtaren.

“Linda Willow dhe ajo shprehja ‘të shikosh zemrën të dalë nga vendi’ mori kuptim”, ka shtuar Pink.

Më herët Pink ka treguar se si është jeta e saj si nënë e famshme, pak para se të publikohet dokumentari për jetën e saj.

“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë bëra të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një trne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thitë të jesh fëmija im?”, është shprehur Pink për “People”.

Përveç vajzës, Willow, Pink ka dhe një djalë të quajtur, Jameson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat