Dikur në qendër të vëmendjes, këngëtarja shqiptare rrëfen paragjykimet:

Mediale Vip

Dikur në qendër të vëmendjes, këngëtarja shqiptare rrëfen paragjykimet:

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:43
Malda Susuri

Kanë kaluar vite që kur këngëtarja Malda Susuri preku zemrat e të gjithë të dashuruarve me hitin “Dashuri e hidhur”. Kënga u pëlqye dhe u memorizua aq shumë nga publiku, saqë të gjithë e dinë dhe e njohin edhe sot. Por këngëtarja e njohur, me sa duket, ka vendosur që t’i largohet muzikës dhe skenës televizve për t’iu përkushtuar pasionit të saj si graphic designer.

Malda Susuri ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisionin 'Soiree', për të rikthyer disa nga hitet e saj më të njohura, por edhe për të folur se çfarë po ndodh konkretisht në jetën e saj.

Malda gjatë intervistës ka treguar se në fillim është paragjykuar për paraqitjen e saj dhe ka ndier presion për mënyrën se si vishej. Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendje me stilin e saj të veçantë, ama ka pasur edhe njerëz që e kanë paragjykuar.

“Presioni ka ekzistuar që prej momentit të parë, prej paraqitjes sime të parë. Presioni i parë ka qenë që duhet të vishesha më ndryshe, por unë vishem si ndihem më rehat dhe nuk mendoj që kur je karakter dhe kur e di çka do, mundet të ndikojë dikush tjetër. Pse nuk po e vesh një fustan, trupin e ke shumë të mirë? Pse s’po lyhesh etj. Komente të ndryshme. Dhe unë u thosha që mund të vesh fustan, por nuk ndihem rehat”,- ka treguar Malda Susuri.

Malda ka interpretuar në 'Soiree' hitin “Dashuri e hidhur” dhe “Larg Vetes”. Ndër të tjera, ajo ka treguar se do të rikthehet shumë shpejt në skenë me një koncert ku do të risjellë bashkë këngët e vjetra, por sigurisht nuk do të mungojnë dhe këngët e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat