“U mundova të mos dorëzohem, sot gati jam i dorëzuar pa ty…”, Flori Mumajesi flet për herë të parë për vdekjen e nënës

Mediale Vip

“U mundova të mos dorëzohem, sot gati jam i dorëzuar pa ty…”, Flori Mumajesi flet për herë të parë për vdekjen e nënës

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:08
Flori Mumajesi

Këngëtari Flori Mumajesi, ka prekur me dedikimin e tij për nënën.

Ai ka shkruar në Instastory fjalë prekëse për nënën e tij, për të cilën ishte raportuar se ka vdekur pas problemeve shëndetësore, por Flori nuk ishte deklaruar asnjëherë.

“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori, ndërkaq këtyre fjalëve ua ka bashkëngjitur këngën “Dhemb”.

Flori deri më tani nuk ka folur asnjëherë për vdekjen e nënës së tij, por mediat në Shqipëri kishin raportuar më 24 shkurt të këtij viti se ai ka humbur nënën pas telasheve shëndetësore në zemër.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat