Machine Gun Kelly kujton përvjetorin e veçantë me Megan Fox dhe gjithë vajzat po çmenden

Mediale Vip

Machine Gun Kelly kujton përvjetorin e veçantë me Megan Fox dhe gjithë vajzat po çmenden

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:12
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Një vit më parë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly e kaluan lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Këngëtari i famshëm e ka kujtuar këtë moment të veçantë përmes një postimi në rrjete sociale. Para 1 viti Megan Fox i ka thënë ato 3 fjalët e mëdha, që janë shumë të rëndësishme për partnerin në një marrëdhënie.

“Ajo tha ‘të dua’ 1 vit më parë”, shkroi Machine Gun Kelly në një postim në “Twitter”.

Fansat e dyshes u prekën shumë nga ky postim, për shkak se është e vështirë të gjesh një mashkull që mban mend të tilla çaste për t’i festuar.

“Vajza ai mban mend këtë datë. Nuk do të pretendojmë omë pak se kaq”, ka shkruar një fanse.

“Sa gjë e bukur për të festuar në mbrëmjen e super hënës së përgjakur. Duhet të jeni të bekuar të dy”, ka shkruar një tjetër.

Në fakt ishte rreth një vit më parë, kur në media nisën të përhapeshin thashethemet se dyshja ishin në një lidhje. Ndërkohë së fundmi ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me “Billboard Music Awards”. Të dy ishin veshur shumë ndryshe nga të tjerët dhe arritën të veçoheshin, por edhe të merrnin kritika në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat