Gjon Muharremaj: S’mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision

Mediale Vip

Gjon Muharremaj: S’mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:47
Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision.

Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.

Ndonëse nuk rrëmbeu kupën e fitores, Gjon e ka cilësuar finale e Eurovision si një mbrëmje të çmendur.

Këngëtari ka postuar në Instagram disa momente ka rrugëtimi i paharrueshëm i këtij kompeticioni, që nga udhëtimi nga Zvicra në Holandë dhe deri te performanca e natës finale.

“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar Gjoni në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat