Capital T thotë se në ditët e sotme njerëzit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për para, famë dhe ndikim

Mediale Vip

Capital T thotë se në ditët e sotme njerëzit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për para, famë dhe ndikim

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:20
Capital T

Capital T ka ‘thumbuar’ disa njerëz përmes Instagramit.

Capital T është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar, ai gjithashtu mbledh një numër të madh të ndjekësve në llogarinë e Instagramit.

Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale ku ndan imazhe apo video nga përditshmëria si kjo e fundit.

Ai sot përmes një postimi në Instastory ka thumbuar dikë duke u shprehur se njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjëra të turpshme.

Reperi u shpreh se arsyeja përse njerëzit kanë ndryshuar është se ata do të bënin gjithçka për pak para, famë apo ndikim në shoqëri.

Ndërsa vlen të theksojmë se Capital T ka realizuar së fundi xhirimet e videoklipit të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me artistin Kidda.

Kënga e fundit e këtij artisti mbetet “Rrushe”, e cila i parapriu serialit me të njëjtin emër. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat