“Hajde luj qyqek” në serbisht, këngëtarja serbe vjedh hitin shqiptar dhe tani do i duhet të përballet me drejtësinë

Mediale Vip

“Hajde luj qyqek” në serbisht, këngëtarja serbe vjedh hitin shqiptar dhe tani do i duhet të përballet me drejtësinë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:20
Tea Tairovic

Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, ka tërhequr vëmendjen e serbëve të cilët nuk i kanë rezituar dot dhe kanë shkuar deri aty sa e kanë ripërpunuar. 

Bëhet fjalë për këngëtaren Tea Tairovic, e cila ka marrë këngën e artistit shqiptar Kastriot Grajqevci dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe.

Tea ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” para pak ditësh.

Autori i këngës “Hajde luj qyqek” asnjëherë nuk ka ngritur zërin për të drejtën e autorësisë sa i përket këngës së tij të realizuar në shumë versione nga artistët shqiptarë, mirëpo kësaj here ndryshon puna.

Me tu “vjedhur” kënga nga serbët Grajqevci do të ndjekë penalisht të drejtën e autorësisë, bënë të ditur “Prive”.

Mjafton të dëgjoni këngën dhe do të vini re se dallimi është vetëm, gjuha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat