Gjira bën ‘paqe’ me Melindën, por nuk pendohet për postimet

Mediale Vip

Gjira bën ‘paqe’ me Melindën, por nuk pendohet për postimet

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:32
Gjira, Melinda

Gjira është sqaruar privatisht me Melindën, pasi e kritikoi për këngën që e bëri pas lindjes së nënës.

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, Gjira kritikoi Melinda Ademin për projektin e ri muzikor.

Ajo u shpreh e habitur se si pak kohë pas vdekjes së nënës, Melinda solli këngë të re, në të cilën erdhi me veshje provokuese në klip.

Gjira u shpreh se po të ishte në vendin e saj, gjëja e parë që do të bënte pasi të kthehej në skenë pas vdekejs së nënës, do ishte një këngë dedikuar asaj.

Por, pas ‘zhurmës’ që shkaktoi me këto postime, dy këngëtaret janë sqaruar privatisht me njëra-tjetrën.

Këtë gjë e tregoi Gjira përmes një postimi, por këmbëngul se nuk e ka ndryshuar mendimin për ato që tha.

“kuuuu çka shkaktoj ky status…paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzike. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do thotë qe ndrrova mendjen… Besoj qe gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nane qe jam vet, u habita shume nga ky gjest te shpejt… Sidoqoft… Ka raste ne jete Ku eshte okay Mos mu shit cool.. ne ket boten virtuale po dojna me çdo kusht mu dok “te palendum”… Preferoj realitetin. Muzika osht per OPINION… Shiqyr qe se kemi te gjith te njejten”, ka shkruar ajo. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat