Grupi “Aurora” pritet të rikthehen shumë shpejt bashkë

Mediale Vip

Grupi “Aurora” pritet të rikthehen shumë shpejt bashkë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:53
Grupi “Aurora”

Aurora ishte grup artistësh i njohur. Grupi Aurora është formuar në vitin 2002 me inciativën e disa djelmoshave shumë ambicioz.

Grupi përbëhej nga 4 anëtarë: Nazmi Sfishta, Alban Mehmeti, Ylli Valla dhe Ylli Zajmi.Si themelues i grupit njihet Nazi (Nazmi Sfishta) dhe zhanri i muzikës së grupit Aurora ishte Pop R&B.

Mirëpo, emrat më të veçantë të këtij grupi për publikun ishin Nazi dhe Yll Valla.

Image

Pra, dikur ishin një prej grupeve shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por që ka disa vite që grupi “Aurora” nuk kanë sjellë ndonjë këngë, qoftë audio apo edhe me videoklip.

Ata fare pak kanë qenë të pranishëm edhe nëpër media, por që sot në një pronocim për media, Ylli u shpreh se ky grup është ende aktiv.

Yll Valla nuk e mohoi faktin për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.“Në momentin që do të dalim me projekt të ri do të ju njoftojmë për detajet”, u shpreh ai.

Image

 

Ndryshe, Nazmi Sfishta dhe Ylli Valla sot punojnë në institucione shtetërore dhe duket se ende mbajnë mardhënie të mira mes veti, derisa Albani vazhdojë të merret me muzikë dhe sot është mjaft i kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat