I përmendi nënën e ndjerë, Gjira Kajtazi reagon sërish për këngën e re të Melinda Ademit

Mediale Vip

I përmendi nënën e ndjerë, Gjira Kajtazi reagon sërish për këngën e re të Melinda Ademit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:55
Gjira/ Melinda

Një status i reperes Gjira Kajtazi drejtuar Melinda Ademit ka shkaktuar debat në rrjet. Ajo kritikonte Melindën për mënyrën e të veshurit dhe kërcimin në klipin e saj të ri, që vjen vetëm pak muaj pasi humbi nënën pas një beteje me kancerin.

Më pas, Gjira reagoi duke thënë se ishte sqaruar privatisht me Ademin, por si duket komentet ndaj saj kanë vazhduar.

Image

Ajo është detyruar të bëjë një tjetër sqarim ku shkruan: “Nuk di a spo dini me lexu apo thjesht i interpretoni gjërat qysh po keni qejf. Kërkush nuk ja ofendoj nanën. Thjesht thashë që për mendimin tem kisha prit pak deri sa lansoj video tu kcy twerk n’tanga e jo 3 javë mbasi që e shti nanën n’dhe. Na falni që prita ma shumë marifet…poget ujku as në kto raste të ndishme nuk e ndrron zakonin.

Pata nevojë me sqaru sepse ju jeni tu mbajt ma shumë zi se dikush tjetër po për arsyen e gabuar. Edhe është e vërtet…nuk më përket mu me gjyku kto veprime, sepse është çështje karakteri, , por ju e dini që kam qejf me fol kur askush nuk um vet.”, është shprehur Gjira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat