Robert Berisha vaksinohet në Ulqin kundër COVID-19

Mediale Vip

Robert Berisha vaksinohet në Ulqin kundër COVID-19

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:06
Robert Berisha

Roberti mori vaksinën anti-COVID.

Listës së këngëtarëve të estradës shqiptare që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 i bashkohet edhe Robert Berisha.

Këtë e konfirmoi vet ai me anë të një postimi në Instagram, ku ndau pamje teksa po merrte dozën e vaksinës.

Madje, Roberti ka lënë të kuptohet se vaksinën e mori në Ulqin, ku edhe po qëndron ditët e fundit.

“Vaksina e koronavirusit”, ka shkruar ai teksa shihet me maskë në fytyrë në momentin kur po e merrte dozën e vaksinës.

Këngëtari kohën e fundit nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, ai është përqendruar më shumë në moderim, ku është angazhuar në drejtimin e emisionit “Robi plaket kur don vet”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat