Dua përmes një albumi përmbledh javën se si ishte për tē

Mediale Vip

Dua përmes një albumi përmbledh javën se si ishte për tē

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:27
Dua Lipa

Dua tregoi se si e kaloi javën që e lamë pas.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po shijon suksesin e projekteve të saj muzikore.

Përmes një postimi në Instagram, Dua bëri të ditur se java e kaluar për të ishte argëtuese teksa u shoqërua nga më të dashurit e saj.

Ajo ka postuar disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me bikini në pishinë, më pastaj solli pamje edhe nga shtëpia, desertet që i shijuan si dhe qëndrimin me qentë.

“Raporti i javës”, ka shkruar Dua sipër atyre imazheve.

Kujtojmë se “Love Again” titullohet kënga, të cilën Dua Lipa e publikoi para pak ditësh dhe numëron 13 milionë klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat