Kanye West largon nga Twitter Kim Kardashian dhe motrat e saj

Mediale Vip

Kanye West largon nga Twitter Kim Kardashian dhe motrat e saj

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:35
Kim Kardashian, Kanye West

Marrëdhënia e Kanye West me Kim Kardashian është kthyer tashmë në një telenovelë reale. Mesa duket reperi ka ndërprerë çdo kontakt me familjes Kardashian-Jenner.

Së fundmi, 44 vjeçari ka larguar nga rrjeti social Twitter bashkëshorten e tij dhe të gjitha motrat e saj, por është e paqartë nëse një gjë të tillë e ka bërë para apo pas urimeve që mori për ditëlindje.

West ndërkohë ende ndjek në Instagram një person dhe kjo është Kim, nëna e katër fëmijëve të tij. Megjithatë mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë kjo pas fillimit të lidhjes me modelen Irina Shayk.

Çifti i ri u panë për ditëlindjen e reperit në një shëtitje në Provence, Francë, para se të ktheheshin në Amerikë me një avion privat.

West dhe Shayk e njohin njëri-tjetrin prej vitesh pasi modelja ka qenë pjesë e klipit të tij “Power”.

Irina në anën tjetër ishte në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo për pesë vjet para se të ndaheshin në 2015. Ajo më pas u takua me Bradley Cooper, me të cilin ndan vajzën katërvjeçare, Lean.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat