Je lidhur me avokaten për interes? Riniani i Për’puthen flet për romancën e re dhe për “fiksimin” me gratë e mëdha

Mediale Vip

Je lidhur me avokaten për interes? Riniani i Për’puthen flet për romancën e re dhe për “fiksimin” me gratë e mëdha

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:58
Riniani

Rinian Leka ka folur në emisionin “Top Arena” për jetën e tij personale duke thënë se së shpejti do të bëhet pjesë e një filmi që ka skena të nxehta.

Riniani nuk i shpëtoi pyetjeve për partneren e tij aktuale, për të cilën tha se është e njohur në Spanjë dhe nuk ka asnjë interes ndaj saj, ndryshe nga çfarë spekulohet.

Riniani: Jam lidhur me një avokate, e njohur shumë në Spanjë por nuk e kuptoj cfarë lidhje ka interesi. Është një profesion si të gjithë të tjerat, por jo për interes. Është çështje dashurie jo interesi.

Nuk ka munguar pyetja për punën që bënte në Itali si striptist, për të cilën Riniani tha se nuk kishte kontakt me klientët që t’i hidhnin para.

Riniani: Nuk kishim ashtu me lekët se nuk kishim kontakt me klientët. Ishte vetëm një rrogë bazë le të themi.

Sa i përket fiksimit me gratë e mëdha, Riniani tha se nuk e njeh diferencën e moshës por vetëm lumturinë.

Riniani: Nuk jam fiksuar me gratë e mëdha, jam fiksuar aty ku jam i lumtur dhe nëse ka diferencë moshe 1, 2 apo 3 vjet, nuk e shoh si problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat