Selena Gomez tregon se si kujdeset për shëndetin mendor

Mediale Vip

Selena Gomez tregon se si kujdeset për shëndetin mendor

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:32
Selena Gomez

Aktorja dhe këngëtarja, Selena Gomez, ka zbuluar se shëndeti i saj mendor është diçka për të cilën ajo punon “çdo ditë”. Duke folur për revistën “Stellar Magazine” gjatë kësaj jave, 28-vjeçarja ka thënë se ka disa mënyra me anë të të cilave i mban gjërat nën kontroll.

“Tani po ndihem mirë. Shëndeti mendor është diçka për të cilën punoj çdo ditë”, ka thënë këngëtarja për revistën. Ajo ka shtuar se mospërdorimi i mediave sociale, si dhe koha me familjen e saj, janë të domosdoshme. “Është e rëndësishme për mua të kem hapësirë dhe kohë me miqtë dhe familjen time. Kur jam me ta, përpiqem të jem vërtet e pranishme dhe thjesht ta shijoj momentin”, ka thënë ajo.

Selena ka shtuar se ajo bën shpesh “detoksifikim nga mediat sociale gjatë fundjavës”, kohë gjatë së cilës shkëputet për disa ditë. “Mendoj se është e rëndësishme të largohesh nganjëherë nga mediat sociale ... Kjo gjë do të ndikojë shumë në shëndetin mendor”, ka shtuar këngëtarja e hitit “Good For You”.

Aktorja e disa filmave dhe këngëtarja e hitit “The Heart Wants What It Wants” më parë kishte treguar se kishte çrregullim bipolar, por ka pranuar para se të diagnostikohej, ndihej “shumë e vetmuar” sepse nuk e dinte që edhe dikush tjetër ndihej si ajo.

“Është diçka shumë domethënëse për mua. Kam qenë e sinqertë sa i përket shëndetit mendor dhe historisë sime, kështu që e dija se do të ishte diçka që unë duhet ta përfshija”, kishte thënë këngëtarja vitin e kaluar.

“E di që ende ekziston stigma, por shumë njerëz ende nuk e dinë as diagnozën e tyre”. Këngëtarja dhe aktorja ka shtuar: “Dhe është vërtet zhgënjyese, sepse kur njerëzit nuk e dinë, të duket sikur je vërtet e vetmuar dhe të duket vetja si e çmendur. Sepse pse askush tjetër nuk ndihet si unë?”

Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe ndikimin e familjes dhe të shoqërisë. “Thjesht do të thosha që nuk do të kisha qenë në gjendje ta tejkaloja këtë gjë pa familjen time, madje as pa familjen time të zgjedhur. Mendoj se lidhjet me njerëzit e tjerë janë ato që më mbajnë të arsyeshme. Gjithashtu, më pëlqen të shëtis, të dal në natyrë - e gjithë kjo tingëllon klishe, por në fakt është shumë e vërtetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat