Kate Middleton mezi pret të takojë vajzën e princit Harry

Mediale Vip

Kate Middleton mezi pret të takojë vajzën e princit Harry

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:14
Kate Middleton

Dukesha britanike e Cambridge Kate Middleton deklaroi se mezi pret të takojë vajzën e Princit Harry dhe gruan e tij Meghan.

"Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj, gjë që shpresoj se do të bëhet së shpejti," tha Kate.

Lilibet ‘Lily’ Diana Mountbatten-Windsor, e quajtur sipas gjyshes së Princit Harry, Mbretëreshës Elizabeth II dhe nënës së tij të ndjerë, Princesha Diana, u lind një javë më parë në spitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni.

Ajo u lind gati një vit e gjysmë pasi Harry dhe Meghan njoftuan se kishin ndërmend të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore, gjë që shkaktoi një krizë të madhe në familjen mbretërore.

Marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes mbretërore u përkeqësuan më tej në muajin mars, kur njëri prej tyre, megjithëse pa emër, u akuzua për vërejtje raciste kundër djalit të Princit Harry, Archie-t të vogël.

Problemet u ngritën gjithashtu pasi Meghan Markle pranoi në një intervistë me Oprah Winfrey se anëtarët e familjes mbretërore injoruan plotësisht kërkesat e saj për ndihmë gjatë jetës së saj në Britaninë e Madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat