Selvije Jao reagon e revoltuar pas lajmeve se është shtatzënë: Askush nuk mund të flas në emrin tonë

Mediale Vip

Selvije Jao reagon e revoltuar pas lajmeve se është shtatzënë: Askush nuk mund të flas në emrin tonë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:58
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao

Prej disa muajsh, partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvije Jao, është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Ajo dhe artisti i njohur u martuan ditë më parë në një ceremoni të fshehtë, e kjo ka bërë të mendohet se përse dyshja tashmë kanë anuluar dasmën.

Pas fjalëve që po qarkullojnë në internet, bashkëshortja e tij ka bërë një reagim ku shprehet tejet e mllefosur.

E prekur nga e gjithë kjo situatë, Selvije i bëri thirrje të gjithëve që të mos shkruajnë më gjëra të pavërteta në lidhje me të dhe me bashkëshortin e saj.

Ky është postimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):
“Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ndonjëherë dëgjon fjalë. Ju lutem portale ndaloni, për ty që as ti nuk i di më lajmet e rreme! Për veten tënde!

Ju lutem ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjtë që mund të të falë Zoti. Veç unë e Shpati e dimë çfarë do bëjmë e çfarë jemi duke bërë e çfarë duhet të tregojmë për publikun! Askush s’ka të drejtë të flasë në emrin tonë! Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde!.

Në vend që të suportoni një artist që ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e të tjerëve. Pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti ju ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat