Rita Ora shfaq këmbët seksi teksa përgatitej për xhirime

Mediale Vip

Rita Ora shfaq këmbët seksi teksa përgatitej për xhirime

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:30
Rita Ora

Rita pozoi atraktive në fotografitë e fundit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, erdhi joshëse në paraqitjen e radhës.

Artistja u shfaq e veshur me një bodysuit me ngjyrë të bardhë, teksa po përgatitej të xhironte diçka të re.

Image

Ajo është kthyer në Los Angeles pas qëndrimit disamujor në Australi, kurse po punon rreth këngëve të reja.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje rreth asaj se çfarë po sjell, Rita duket e përkushtuar për projektin e ri.

Image

Në imazhet e realizuara para pasqyrës, Rita ekspozoi këmbët seksi, teksa ekipi po përkujdesej për flokët e grimin e saj.

Ndryshe, Rita Ora po e shijon lidhjen e dashurisë me regjisorin austraian, Taika Waititi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat