Pas 10 vitesh, Rozana Radi merr vendimin që të gjithë prisnin dhe ka një pyetje për fansat

Mediale Vip

Pas 10 vitesh, Rozana Radi merr vendimin që të gjithë prisnin dhe ka një pyetje për fansat

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:10
Rozana Radi

Pas një pauze të gjatë, artistja Rozana Radi pritet të kthehet fuqishëm në muzikë pasi siç thotë dhe vetë ka përfunduar këngën e re, e cila do të jetë ritmike.

Këngëtarja, njëherësh moderatorja e RTV Ora ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet në studio bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar:  “Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”.

Në postimin e radhës, Radi iu ka lënë në dorë fansave që të vendosin se si do të titullohet kënga e saj më e re.

“Zgjidheni ju titullin e këngës time te re! Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, ka shkruar Rozana.

Ne jemi të bindur se kënga do të jetë një nga hitet e verës dhe me zor presim ta dëgjojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat