Reperi shqiptar na prezanton me prindërit

Mediale Vip

Reperi shqiptar na prezanton me prindërit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:55
Gashi

Gashi është një nga artistët shqiptarë që ka bërë krenarë të gjithë bashkëkombësit e tij.

Ai ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër dhe sot njihet në mbarë botën. Shumë këngë të tij janë kthyer në hite ndërkombëtare, por njerëzit dinë shumë pak rreth jetës së tij private, sidomos asaj familjare.

Ndryshe nga pjesa më e madhe nuk e kemi parë kurrë të shfaqet me të afërmit e tij dhe sot ai ka zbuluar arsyen pse.

Si kurrë më parë, Gashi ka ndarë në Instagram një foto të nënës dhe babait të tij, duke i prezantuar për herë të parë me ndjekësit. Megjithatë edhe në këto foto ata nuk dallohen qartë, sepse i ati shihet me kurriz, ndërsa i ka mbuluar fytyrën edhe nënës së reperit.

“Mami dhe babai ju dua shumë. Nuk ju publikoj, sepse duhet t’ju mbroj sa më shumë të mundem… Zoti e di që ju jeni gjithçka për mua”, shkruan Gashi përkrah fotos së prindërve.

Image
Instagram
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat