Emina ka ngritur një shqetësim

Mediale Vip

Emina ka ngritur një shqetësim

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:27
Emina

Sikurse çdo vit, edhe këtë herë, modelja Emina Çunmulaj bashkë me familje vizitoi vendlindjen për pushime.

Ajo bashkë me familje vizitoi bregdetin e Malit të Zi me jahtin e tyre, teksa vizitoi disa prej plazheve të atij vendi.

Emina kishte në plan të bënte një ndalesë në Ulqin, por atje hasi në një problem, i cili e shqetësoi shumë atë.

Kapitenit të Jahtit nuk iu lejua të drejtonte atë në Ulqin, por i njëjti rregull nuk vlen edhe për qytetet tjera bregdetare të banuara me malazezë.

Sipas Eminas, ky është diskriminim për Ulqinin, ngase mund të zhvillohej turizimi edhe më shumë, duke shfrytëzuar në maksimum këtë vijë bregdetare. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat