Klea Huta flet për moderatoren e njohur shqiptare: Më mori emisionin me lojë të pistë

Mediale Vip

Klea Huta flet për moderatoren e njohur shqiptare: Më mori emisionin me lojë të pistë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:40
Klea Huta

Prej vitesh, Klea Huta është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Mirëpo rruga e saj drejt televizionit nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi shpesh ka pasur brryla nga të tjerët.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte ftuar në emisionin e moderatores Aulona Musta, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj private e profesionale.

E pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar t’i prish punë, Klea u përgjigj: “Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.

Ajo zgjodhi të mos jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.

“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.

Klea tha se bëhet fjalë për një vajzë moderatore, por nuk preferoi të përmendte emra. Ajo tha se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat