Eliona Pitarka prezanton partnerin me pozën më të ëmbël

Mediale Vip

Eliona Pitarka prezanton partnerin me pozën më të ëmbël

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:14
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka prej muajsh është bërë nënë për herë të parë. Gala ka zbukuruar jetën e prindërve dhe të gjithë të afërmve të saj.

Aktorja që në fillim ka vendosur ta ekspozojë të bijën në rrjete sociale ku për asnjë çast nuk na i ka kursyer pozat e ëmbla.

Për sa i përket të atit të Galës, Eliona është aq e rezervuar sa deri më tani nuk i kemi parë asnjë foto.

Dje, në “Ditën e baballarëve” ajo ka vendosur që të publikojë një foto të tij me Galën.

“Gëzuar ditëlindjen e baballarëve”, shkruan Eliona krahas postimit të dy dashurive të saj.

Megjithatë poza e zgjedhur nuk ua ka shuar kureshtjen plotësisht ndjekësve pasi partneri i saj ka pozuar me kurriz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat