Labi i dërgoi mesazh publik qytetarit që mori dokumentet, paratë dhe një orë të një mërgimtari

Mediale Vip

Labi i dërgoi mesazh publik qytetarit që mori dokumentet, paratë dhe një orë të një mërgimtari

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:22
Labinot Tahiri

Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Ferizaj, një mërgimtarit i janë vjedhur dokumentet zvicerane, para të gatshme dhe një orë.

Me të parë këto raportime, këngëtari Labinot Tahiri me anë të rrjeteve sociale i ka bërë thirrje qytetarit që t’i kthejë të gjitha ato që i vodhi.

Ai i bën thirrje që të gjitha ato që i ka marrë t’ia dërgojë Labit në shtëpi, ndërsa nëse ka ndonjë hall do i gjejë zgjidhje.

Me lutjen që të mos e dëshpërojë gurbetqarin, artisti ka lënë edhe një numër kontakti, ku mund të takohet me personin në fjalë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYJRE:

“Mos i dëshpëroni GURBETQARËT!

Lumturinë ku ata e gjejnë është atdheu i tyre.

Ktheja parat dhe gjerat me vlerë, nuk di se kush je, por nese i ke, mi dergo te shtëpia dhe as nuk du të njoh, ndersa cfar do halli që ke do ta plotsojë vetem mos ma deshpro GURBETQARIN dhe mos na e turpero Ferizajin i cili është Zemra e Humanizimit.

Ti djalë ose shokë, e dini mirë se unê nuk kam fjalë po vepra, ne kêtë nr shkruaj dhe do të takoj personalisht pasnesêr sepse jam rrugês.

049139900

GURBETQARI ËSHTË THEMELI I SHTETIT TONË TRAJTOJE ME MIRË SE FAMILJEN TENDE!

Labi Kosovë e Shqipërisë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat