Almeda publikon foton e së bijës pak pas lindjes, në krahët e saj dhe Tolgahan

Mediale Vip

Almeda publikon foton e së bijës pak pas lindjes, në krahët e saj dhe Tolgahan

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:56
Almeda, Tolgahan

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të dytë në fillim të këtij muaji.

Çifti u bë me një vajzë, të cilën, siç pritej, e quajtën Alina.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk kanë zgjedhur ta mbajnë paksa të distancuar vogëlushen nga rrjetet sociale, mbase sapo të rritet pak, si i vëllai Efehan. Megjithatë, disa foto tek-tuk ata i kanë bërë publike. Ndërsa disa orë më parë, Almeda ndau me ndjekësit edhe foton e parë pas lindjes së vajzës, në krahët e dy prindërve.

“08.06.2021. Mirë se erdhe engjëlli ynë Alina”, -ka shkruar Almeda përkrah fotos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat