Ermal Meta do të shkojë në Tiranë

Mediale Vip

Ermal Meta do të shkojë në Tiranë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:47
Ermal Meta

Ermal Meta e ka mbajtur premtimin dhe së shpejti do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Ermali ka zbuluar sot në një bashkëbisedim me kryebashkiakun

Erion Veliaj se do të nisë turin e koncerteve të tij për herë të parë pas pandemisë dhe koncerti i parë do të mbahet në Tiranë.

Koncerti do të mbahet në datë 26 korrik dhe bileta do të jetë falas.

’Qielli është një’ këndon Ermali në soundtrack-n e kombëtares italianë të futbollit për #EURO2020 ! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”. Koncerti është pa pagesë, por biletat mund t’i rezervoni së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të festojmë të sigurt, duke zbatuar rregullat anti-COVID.”-shhkruan Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat