Kush e vrau Jim Morrison? Çfarë ndodhi vërtet me yllin e Doors!

Mediale Vip

Kush e vrau Jim Morrison? Çfarë ndodhi vërtet me yllin e Doors!

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:17
Jim Morrison

Një yll i rockut që vdiq tepër i ri, një rebel me një talent të jashtëzakonshëm, Jim Morrison që elektrizoi botën me këngë të tilla si  LA Woman e Riders On the Storm u gjet i pajetë në një vaskë në Paris.

Jim ishte vetëm 27 vjec. Certifikata e tij e vdekjes tregon se kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale pas një nate të harbuar në kryeqytetin francez. Por 50 vjet më vonë, teoritë e konspiracionit kanë ngritur krye dhe hedhin dyshime mbi mënyrën sesi u shua ylli i Doors-ave. The Sun thote se ka prova të forta që tregojnë se këto supozime nuk janë krejtësisht të pabazuara.

Dëshmitarë okularë tregojnë se Morrison atë natë, kishte pirë disa birra e vodka dhe kishte marrë heroinë nga dy shpërndarës që punonin për një playboy francez, i njohur si trafikantëve i yjeve, Jean de De Breiteuil . Sipas tyre, ajo dozë i mori jetën Jimit, por mund të ketë qenë aksident, sepse ishte shumë e fortë. De Breiteuil vdiq dhe vetë nga droga disa muaj më vonë në moshën 22 vjecare.

Raporti i mjekut Max Vassille  mbi vdekjen e Morrison sakaq pretendon se këngëtari vuante nga ulcera e stomakut dhe probleme me astmën, ndërsa kishte insistuar që vdekja ishte natyrale, ndaj sipas tij, nuk kishte nevojë për autopsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat