Pas grabitjes, Rita Ora bën ndryshime drastike në shtëpi për sigurimin e saj

Mediale Vip

Pas grabitjes, Rita Ora bën ndryshime drastike në shtëpi për sigurimin e saj

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 07:11
Rita Ora

Rita Ora do të bëj disa ndryshime në shtëpinë e saj në Londër, duke përfshirë instalimin e një dhome paniku. Dhomat e panikut ose dhomat e sigurisë janë dhoma të forifikuara që vendosen brenda një shtëpie ose biznesi privat për të siguruar një strehë të sigurt, ose një vend të fshehtë për njerëzit në rast vjedhjeje, sulmi terrorist, kushte ekstreme atmosferike etj.

Është mësuar se Rita Ora do të shtojë një dhomë paniku në shtëpinë e saj që ka 6 dhoma gjumi në total, të cilin e bleu në fillim të këtij viti. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka aplikuar në këshillin lokal për lejen e ndërtimit të kësaj dhome, e cila thuhet se do të përmbajë kamera sigurie dhe dy zona në shtëpi që do të përdoren si dhoma paniku.

“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulonte ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ishin në vend për t’i dhënë mundësi klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi, i lumtur në dijeninë që është i sigurt.

Për shkak të suksesit të saj, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe medias, e gjitha e lë atë të hapur ndaj rreziqeve ose synimeve të panjohura ogurzeza.

Ka dy dhoma që mund të përdoren si një dhomë e sigurt ku klienti mund të shkojë. Dera duhet të jetë e fortë me brava të mira dhe cilado dhomë që zgjidhet duhet të ketë një mbulim të mirë të telefonit celular”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Në vitin 2015-të, Rita Ora ka qenë viktimë e një vjedhje në shtëpinë e saj, ku disa hajdutë i vodhën sende me vlerë 200 mijë paund teksa ajo flinte në katin e sipërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat