Rudina Dembacaj prek me fjalët kushtuar të atit

Mediale Vip

Rudina Dembacaj prek me fjalët kushtuar të atit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:16
Rudina Dembacaj

Si sot 1 vit më parë, Rudina Dembacaj përjetoi ngjarjen më të dhimbshme të jetës. Aktorja e njohur humbi babain e saj, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundje dhe në 8 korrik të 2020-s mbylli sytë përgjithmonë.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin. Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”, shkroi Rudina pasi dha lajmin e hidhur në rrjete sociale.

Sot ka kaluar 1 vit nga lagimi i tij nga kjo botë dhe Rudina vazhdon të ketë po të njëjtën dhimbje.

Ditën e sotme ajo ka shkuar pranë varrit të babait dhe ka ndarë një foto në rrjete sociale. Ajo shprehet se babai do të jetë gjithmonë i paharruar për të dhe se nuk mund të ketë jetë të lumtur nëse nuk e kujton atë çdo ditë

“Je i paharruar babush! Nuk jetohet bukur, nëse nuk të kujtoj çdo ditë. 1 vit pa ty”, shkruan Rudina.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat