Sparksi lanson videoklipin e këngës “Xhelozia”

Mediale Vip

Sparksi lanson videoklipin e këngës “Xhelozia”

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:31
Sparski

“Xhelozia” është titulli i këngës së re të Sparksit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Projekti është prodhim i Rzon, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari, i cili ka premtuar se do të vijë edhe me këngë të tjera të reja.

Videoja muzikore që e shoqëron këngën është realizuar me regji të Munir Flugaj.

Në paralajmërimin e këngës “Xhelozia”, Sparksi theksoi se kishte punuar në qetësi dhe se ky ishte momenti kthimit.

“Kam punuar shumë në qetësi, asnjëherë nuk jam larguar. Tash është koha të kthehet Sparksi me një goditje të freskët”.

“Kam shumë për t’u shprehur, kam shumë për të dhënë. As dy për qind nuk e kam treguar veten deri sot. Tash flasim ndryshe, vetëm me këngë të reja për të gjithë ju”, kishte shkruar këngëtari në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat