Koncert recital, këngë të re dhe befasi nga Vedat Ademi

Mediale Vip

Koncert recital, këngë të re dhe befasi nga Vedat Ademi

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:40
Vedat Ademi

Artisti i njohur, Vedat Ademi, ka thënë se së shpejti pritet të mbajë një koncert recital. Por, duket se kjo nuk është befasia e vetme nga këngëtari, pasi bëri të ditur se pritet edhe diçka tjetër e madhe.

“Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë”.

“Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, është shprehur këngëtari në emisionin “Pushime On Top”.

Por, kësaj vere nuk mund t’i mungonte një këngë nga Vedati dhe në muajin gusht, ai do të sjellë një bashkëpunim me një artiste të re.

“Është një bashkëpunim që po punoj unë me një vajzë të re dhe të talentuar, Redina Trieshi. Ka zë të veçantë. Është këngë verore, e kësaj natyre pak a shumë që kam nxjerr deri tani”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat