Për akuzat e përdhunimit deklarohet Weinstein

Mediale Vip

Për akuzat e përdhunimit deklarohet Weinstein

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:38
Harvey Weinstein

Producenti i famshëm, Harvey Weinstein, është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë në Los Angeles lidhur me akuzat për përdhunim ose abuzim seksual.

Weinstein u shfaq me karrocë në seancë dhe avokatët e tij pretendojnë se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Vitin e kaluar, ndërsa procedimet penale po vazhdonin në New York, ai u paraqit në gjykatë me ndihmën e një mbajtëse për të ecur.

Seanca e të mërkurës ishte e shkurtër dhe producenti nuk foli shumë. Avokatët e tij paraqitën një kërkesë për të hedhur poshtë tri nga 11 pikat e akuzës. Gjithashtu u kërkua një vlerësim mjekësor, i cili u miratua nga gjyqtari.

Pesë femra pohojnë se u keqtrajtuan seksualisht në periudhën midis viteve 2004 dhe 2013. Seanca tjetër është caktuar për 29 korrik, shkruan CNN.

“Ai absolutisht i mohon të gjitha akuzat e padisë, sepse ato janë të pabazuara. Provat së shpejti do të dalin në dritë”, është shprehur avokati i tij, Mark Werksman.

Avokati gjithashtu deklaroi se klienti i tij është i verbër nga një sy dhe se është në një karrocë për shkak të një problemi me stenozën kurrizore.

Gloria Allred, e cila përfaqëson dy viktimat në këtë rast, tha se fakti që iu desh të abuzuarave shumë kohë për të folur për atë që kaluan, e bën të qartë se ato nuk gënjejnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat