Aktorja e famshme flet për periudhën e vështirë gjatë pandemisë

Mediale Vip

Aktorja e famshme flet për periudhën e vështirë gjatë pandemisë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:32
Kate Beckinsale

Kate Beckinsale ka zbuluar se nuk e ka parë vajzën e saj për dy vjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Aktorja ka një vajzë 22-vjeçare, Lily Mo Sheen me ish partnerin Michael Sheen.

Gjatë një interviste të fundit, teksa promovoi filmin e saj të ri “Jolt”, ajo tha se pandemia e ka mbajtur larg të bijës për një kohë kaq të gjatë pasi ndodheshin në izolim dhe më pas u kthye në punë.

“Unë nuk e kam parë vajzën time për dy vjet. Gjithashtu, unë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Dy vite duke mos parë fëmijën tuaj, për mua, është gjëja më e pahijshme.”, tha aktorja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat