Lilibet Diana i shtohet listës së trashëgimtarëve të Fronit Mbretëror

Mediale Vip

Lilibet Diana i shtohet listës së trashëgimtarëve të Fronit Mbretëror

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 07:19
Meghan Markle

Vajza e Meghan Markle dhe Princit Harry, Lilibet Diana, është shtuar zyrtarisht në linjën mbretërore të trashëgimisë - shtatë javë pas lindjes së saj.

Faqja zyrtare Royal.UK u azhurnua të hënën për të treguar Lilibet, si e teta në linjë për fronin britanik. Ky është një vend pas vëllait të saj të madh, Archie, 2, dhe dy prapa Princit Harry, i cili aktualisht është i gjashti në radhë për fronin e Mbretëreshës Elizabeth.

Meghan nuk duket në listë pasi nuk është mbretërore nga lindja - as Kate Middleton apo bashkëshortët e tjerë mbretëror si Mike Tindall dhe Sarah "Fergie" Ferguson.

Baza ligjore për linjën e trashëgimisë daton që nga shekulli i 17-të dhe mbretërimi i William III (i njohur ndryshe si Ëilliam of Orange). Ajo u ndryshua së fundmi në 2013-ën për t'i dhënë fund sistemit të primogjenerimit mashkullor, i cili vendosi automatikisht trashëgimtarët meshkuj mbi motrat e tyre në linjën e trashëgimisë.
 
Pavarësisht kësaj, pozicioni i Lilibet në listë nuk është përfundimtar, pasi mund të ndryshojë nëse ndonjë nga fëmijët e William dhe Kate bëhen prindër në të ardhmen.
 
Charles, 72 vjeç, gjithashtu mban rekordin si trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat