Jennifer, Ben Affleck dhe Alex Rodriguez kanë qenë në të njejtin vend për ditëlindjen e saj dhe kjo nuk qenka rastësi

Mediale Vip

Jennifer, Ben Affleck dhe Alex Rodriguez kanë qenë në të njejtin vend për ditëlindjen e saj dhe kjo nuk qenka rastësi

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 07:39
Jennifer, Ben Affleck dhe Alex Rodriguez

Ditëlindja e Jennifer Lopez, ishe kryefjala e këtyre ditëve në mediat rozë dhe detajet nuk paskan fund.

Këtë herë ka të bëj me ish-in e saj, Alex Rodriguez, i cili ka qenë në të njejtin vend me çiftin Bennifer, dhe sipas burimeve kjo nuk qenka një rastësi.

Një burim shpjegoi se para se të ndaheshin, J.Lo dhe A-Rod kishin planifikuar një udhëtim së bashku në Riverën Franceze për ditëlindjen e saj. Në fund të fundit, ai vendosi të mos ndryshojë planet e tij dhe të vazhdojë - dhe ajo gjithashtu vendosi të shkonte në udhëtim, por me Ben, për këtë arsye ata janë të gjithë atje tani. "

Ka të ngjarë të ishte një gjë e mirë që Rodriguez nuk u fotografua askund afër Bennifer, pasi të dy ata po e shijonin në maksimum njëri-tjetrin në jahtin luksoz.

Gjithashtu Alex nuk qëndroi në heshtje për 52 vjetorin e Jennifer, por gjeti një mënyrë për t’i përcjell një mesazh.

Statusit të Lynda-s, motrës së Jennifer, Alex i bëri një like.

“Ti ndriçove botën, më tregove se ç`mund të arrihet dhe ke qenë gjithmonë një frymëzim. Ndonjëherë e kam të vështirë ta besoj që jam kaq me fat se Zoti të solli në rrugën time”, shkruan motra e Jennifer në urimin ku bie dakord edhe Alex.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat